Foshnja e porsalindur, e cila u braktis nga nëna e saj një ditë më parë ndërroi jetë sot, ndërsa ndodhej në gjendje të rëndë në spital.
Sipas njoftimit të maternitetit “Koço Gliozheni”, aty ku foshnja po merrte ndihmën mjekësore, ndërroi jetë në orën 10:45, ndërsa diagnozat klinike ishin hipotermi e thellë, politraumë, hemorragji pulmonare, insufiçience multiorganore dhe arrest kardiorespirator.
“Ashtu siç jeni njoftuar gjatë gjithë ditës së djeshme, pranë SUOGJ “Koço Gliozheni”, është sjellë në gjendje të rëndë traumatike, një foshnjë e lindur dhe e braktisur në ambjentet e një garazhi! Me të mbërritur në spital foshnjës i është dhënë ndihma e parë në reanimacionin neonatal dhe pas shumë përpjekjesh është arritur të kthehet në jetë edhe pse në gjendje të rëndë! Për 24 orë është luftuar fort nga ana e stafit mjekësor për ta fituar betejën për jetën e kësaj foshnjeje. Pavarësisht punës, përpjekjeve dhe dëshirës së madhe për fat të keq kjo gjë nuk u arrit! Me hidhërim të thellë njoftojmë humbjen e jetës së foshnjës! Foshnja ndërroi jetë në orën. 10:45, datë 09.11.2023 Diagnozat klinike Lindje në term/ Lindje per vias vaginalis/ Hipotermi e thellë/Politraumë/ Hemorragji pulmonare/Insufiçience multiorganore/Arrest kardiorespirator. Falënderojmë Ministrinë e Shëndetësisë dhe Punës Sociale, Policinë e Shtetit si dhe të gjithë qytetarët që na kanë mbështetur fuqimisht në betejën tonë për jetën, që fatkeqësisht këtë herë e humbëm”, sipas spitalit.
Foshnja e gjinisë mashkull ishte në gjendje të rëndë dhe mbahej i intubuar që prej ditës së djeshme. Në momentin e mbërritjes në reanimacion foshnja ishte i mbuluar me gjak e baltë. Mjekët konstatuan hipotermi të thellë, gërvishtje të syrit të majtë, të gojës, të gishtave të dorës së djathtë dhe dëme të tjera që u konstatuan pas larjes.
Nëna e foshnjës së braktisur u identifikua një ditë më parë dhe u ndalua nga policia. Pas shoqërimit në komisariat, gruaja shkoi në spital spër të marrë kujdes mjekësor.
Një ditë më parë ai mbërriti pa shenja jete dhe u reanimua intesivisht duke u intubuar nga mjekët. Pas reanimimit intensiv prej 40 minutash, shfaqi shenja jete dhe më pas u bë mjekimi i plagëve.
Mësohet se fëmija në momentin e parë u gjet i zhveshur, me kordonin umbelikal të pa prerë dhe i mbuluar me gjak.
Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat thotë se ajo është një grua 30-vjeçare nga Pogradeci, e cila jetonte në rrugën “3 Dëshmorët” në Tiranë.
Kujtojmë sedjali i sapolindurështë gjetur nga një banor i pallatit, i cili dëgjoi të qarat nga bodrumi i ndërtesës.