Presidentja e vendit Vjosa Osmani, është pritur në takim të ngrohtë nga presidenti i Singaporit, Tharman Shanmugaratnam, përcjell InLajmi.
Takimi i tyre, u zhvillua në kuadër të vizitës së presidentes atje, në vazhdën e pjesëmarrjes së saj në disa prej forumeve dhe eventeve më të rëndësishme ekonomike.
Presidentja theksoi se gjatë takimit kanë diskutuar për thellimin e marrëdhënieve në mes të 2 shteteve tona, sidomos në fushën e bashkëpunimit ekonomik.
Postimi i plotë i saj:
Falënderoj Presidentin e Singaporit, Tharman Shanmugaratnam për pritjen e ngrohtë!
Presidentin Shanmugaratnam e urova për marrjen e detyrës dhe njëkohësisht patëm diskutim përmbajtësor për thellimin e marrëdhënieve në mes të 2 shteteve tona, sidomos në fushën e bashkëpunimit ekonomik./InLajmi/