Shoqata e Grave të Policisë së Kosovës ka shënuar 10-vjetorin e themelimit, ndërsa zyrtarë tëinstitucioneve vendore e ndërkombëtare lavdërojnë gratë police për angazhimin shembull të tyre, raporton InLajmi.
Në ceremonin e shënimit të një dekade të shoqatës, u tha se gratë police kanë arritur rezultate të prekshme, porse duhet angazhim edhe më i madh për përmirësimin e kushteve të punës dhe avancimin e tyre.
Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier tha se gratë në polici kanë arritur shumë rezultatet, por që duhet ende punë për përmirësimin e gjendjes së tyre.
Përfaqësuesi i OSBE-së në Kosovë, Edward Anderson, pati fjalë të mëdha për gratë police, për çka tha se ato përkujdesen për fëmijët e tij, duke premtuar mbështetje të vazhdueshme.
Përderisa drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha tha se gratë në police janë shembull i punës së suksesshme në rajon.
Ai sqaroi se në Polici janë 14% gra police, duke thënë se ky është numër i pamjaftueshëm.