Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sot në një bisedë me kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të Parlamentit të Rumanisë, Alfredo Robert Simonis, theksoi se Serbia e vlerëson shumë faktin që Rumania, pavarësisht presioneve, qëndron fuqishëm në qëndrimin e respektimit të integritetit territorial dhe sovranitetit të Serbisë, transmeton InLajmi.
Në takim u theksua se marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Rumanisë karakterizohen nga fqinjësia e mirë, miqësia tradicionale dhe mirëkuptimi i ndërsjellë mes dy popujve, ndërsa për integrimet evropiane, Vuçiq falënderoi Rumaninë për mbështetjen e Serbisë në rrugën evropiane.
Siç njoftoi zyra e presidentit të Serbisë, Simonis tha se vendi i tij mbetet i vendosur në pozitën e respektimit të integritetit territorial dhe sovranitetit të Serbisë, shkruan Danas.
Vuçiq dhe Simonis theksuan rëndësinë e lidhjes infrastrukturore ndërmjet Serbisë dhe Rumanisë, e cila kërkon ndërtimin e autostradës ndërmjet Pançevës dhe Timisoarës, si dhe punë për lidhjen e energjisë./InLajmi/