Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po qëndron në një vizitë zyrtare në Singapor, ndërsa thekson ajo se vizita është e fokusuar në potencialin e partneritetit ekonomik ndërmjet vendeve tona, përcjell InLajmi.
Presidentja Osmani ka vënë në pah rritën e Singaporit në ekonomi që shndërruan këtë vend ndër më të zhvilluar në botë, e kjo tha ajo falë punës dhe vendimeve të mençura e strategjike.
Osmani e vlerëson të fuqishëm, ndërsa tha se Kosova duhet të marrë shembull shtetin e Singaporit
Postimi i plotë i saj:
Fillimi i një vizite të shkurtër por intenzive në Singapor, e përqëndruar në potencialin e partneritetit ekonomik ndërmjet vendeve tona. 🇽🇰 🇸🇬
Singapori, dikur një ekonomi e papërfillshme, është shndërruar në pak dekada në një ndër vendet më të zhvilluara në botë, falë njerëzve punëtorë, vendimeve të mençura e strategjike, luftimit të korrupsionit, investimit në arsim dhe shndërrimit në kryeqendër për investime të huaja.
Një shembull i shkëlqyeshëm për Kosovën!