Emisari i BE-së, për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka zhvilluar sot takime me krerët e partive opozitare, ambasadorët e huaj dhe KFOR-in, ndërsa e cilëson ditë produktive, përcjell InLajmi.
Pas këtyre takimeve Lajçak ka falënderuar të gjithë për bashkëbisedimin dhe rolin e mbështetjen e të gjithëve në rrugën përpara në procesin e dialogut.
“Sot pata një ditë shumë produktive në Kosovë me shkëmbime të mira për zhvillimet e fundit në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe rrugën përpara. Falënderoj të gjithë bashkëbiseduesit e mi për rolin dhe mbështetjen e tyre aktive”, është shprehur Lajçak.