Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka konfirmuar se Policia e Kosovës i ka ofruar mbrojtje, dhe se mbrojtja i është ofruar pas një vlerësimi të organeve të sigurisë, pas sulmit terrorist në veri të vendit, transmeton InLajmi.
Ndonëse është pajtuar të ketë mbrojtje të afërt policore, Krasniqi është shprehur se nuk ndihet i kërcënuar
Edhe pse ka pranuar mbrojtje nga Policia, Krasniqi u shpreh se nuk ndihet i kërcënuar.
“Nuk jam ndjerë asnjëherë i kërcënuar edhe kur rrjedhin informacione ose publikohen për kërcënime me vrasje dhe gjëra tjera siç i dini edhe para pak muajsh, por është punë e organeve të sigurisë. Unë besoj edhe në organet e tjera të ndërlidhura e të ndërvarura që të na ofrojnë mbrojtjen e afërt për arsye që unë besoj që ata duhet t’i tregojnë por që lidhen me situatën e tensionuar e të përkeqësuar me situatën në veri të vendit”, tha Krasniqi.
Policia e Kosovës ka konfirmuar se Njësia për Mbrojtjen e Afërt e Policisë së Kosovës ka marrë në mbrojtje 2 liderët opozitar, Memli Krasniqin e PDK-së dhe Lumir Abdixhikun e LDK-së./InLajmi/