Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, pas takimit me emisarin evropian për dialogun Kosovë-Serbi, tha se vlerëson kohën që Miroslav Lajçak ka ndarë për të takuar edhe përfaqësuesit opozitarë, por shprehet i shqetësuar për mbajtjen në terr të draftstatutit evropian të Asociacionit, raporton InLajmi.
Haziri tha se gjatë takimit konfirmova qëndrimin e LDK-së se dialogu nuk ka opsion.
“Ne u takuam për të disatën herë. Ndarja e kohës së tij është për tu vlerësua. Po mbahemi në terr për shkak të mos zbardhjes së dokumentit. Unë konfirmova angazhimin e LDK-së që dialogu nuk ka opsion dhe situata pas 24 shtatorit gjendja ka ndryshuar. Por Qeveria nuk ka arritur ta kthej imazhin e Kosovës”, tha Haziri
Ai vuri në pah edhe kërkesën e opozitës për heqjen e masave ndaj Kosovës.
“Ne nënvizuam largimin e masave dhe nevojë që Kosova vazhdon të dënohet për shkak të paaftësisë së Qeverisë. Nuk kemi folur specifikisht për atë sepse është detyrë e kryeministrit, ka detyra kryeministri. Palët në këtë proces po ofrojë komente në këtë dokument, po e ruajnë procesin”, u shpreh Haziri, duke theksuar se Kosova ka pranuar panin e zbatimit , prandaj nuk duhet humbur kohë.
“Kosova e ka pranuar edhe planin e zbatimit edhe modelin evropian. Nuk ka shumë kohë, nuk guxon të humbim këtë moment. Çdo ditë rrezikojmë të humbim kohë, është çështje shumë e ngushtë kohore që lidhet me zhvillimet në rajon edhe në botë. Ai ka qenë i angazhuar, po përgatite për konventën e partisë”, tha Haziri./InLajmi/