Kryetari i Aleancës për Armdhërinë e Kosovës, AAK-së, Ramush Haradinaj i shoqëruar nga Besnik Tahiri, kanë shkuar të parët në zyrën e BE-së për tu takuar me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialog Mirosllav Lajçak, raporton InLajmi.
Pas kreut të AAK-së në takim me Lajçakun shkoi edhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.
I fundit që erdhi në takim me emisarin evropian në selinë e BE-së ishte nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri.
Fillimisht Lajçaku është takuar me ambasadorët e akredituar në Kosovë. Lajçaku mbrëmë u takua me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi. Në këtë takim, besohet se Lajçak do të diskuton për draft-statutin e Asociacionit./InLajmi/