Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, PDK, Memli Krasniqi, pas takimit me Lajçakun, konfirmoi se i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun, ua ka prezantuar draftin për Asociacionin, raporton InLajmi.
Ai gjithashtu bëri të ditur se Lajçak vetëm se i ka siguruar ata se drafti është në përputhje me Kushtetutën.
Krasnqi, shprehet se dokumentin për Asociacionin se e rrugës do të ishte të prezantohej nga Qeveria për qytetarët dhe opozitën
Lideri i PDK-së, shpreh shqetësimin e tij se mos bërja publike e draftit mund të fshiheh diçka, ndërsa përdorui një shprehje siç tha ndërkombëtare “dreqi” fshihet në detaje.
“I dërguari i BE-së shprehu qëndrimin e BE-së, duke na thënë se është një draft në përputhej me Kushtetutën, nuk patëm mundësinë ta shohim tekstin integral. Në këtë kuadër është për të kritikuar qasja dhe mungesa e plotë e transparencës nga ana e Qeverisë ndaj qytetarëve dhe ndaj përfaqësuesve politik. Sa më parë Kosovës t’i hiqen sanksionet sidomos pas sulmit të 24 shtatorit ku ishte e përfshirë edhe Serbia. Shqetësimet janë prezent ngase nuk jemi të njoftuar në detaje e siç thotë një shprehje ndërkombëtare ‘dreqi’ fshihet në detaje, e neve na duhet t’i shohim detaje”, u shpreh Krasniqi./InLajmi/