Ish-ambasadori, Gjergj Dedaj po vazhdon sot dëshminë e tij në Hagë si dëshmitar i Prokurorisë së Specializuar kundër krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ai ka folur për vizitën e tij në Çirez, duke mohuar se dikush nga UÇK-ja u kishte bërë presion për t’ua treguar incizimet, ngaqë të tilla nuk kishin bërë.
Biseda:
Prokurorja: A ishte qëllimi t’u thonit personave në Çirez t’i ulnin armët?
Gjergj Dedaj: Jo, unë me mujt UÇK-së i kisha ba armë bërthamore. UÇK ka pasë bazë me dyshu se dikush prej nesh ka pas naj menim të tillë, por unë flas vetëm për vete.
Në një moment, Gjergj Dedajt i tregohet një intervistë e mëhershme ku ai kishte thënë se UÇK-ja kishte kërkuar incizimet e grupit të tij, dhe ishte nervozuar me përmbajtjen se çka kishin thënë ata.
Gjergj Dedaj: Me vet ftesën më keni ba të padrejtë. Jam përgjegjës me mbrojtë familjen, fëmijët e mi dhe të vërteten, shkruan lajmi.net.
Gjyqtari: Jepni përgjigje pyetjes.
Gjergj Dedaj: Unë kam drejt me protestu, sepse jam përgjegjës për fatin e fëmijëve të mi, nipave e mbesave, dhe për këtë duhna me pas konsiderat. Kam kërkuar që seancat të jenë të mbyllura për me mujt mos me ma rreziku të ardhmen në Kosovë.