Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, me kolegë e bashkëpunëtorë vizitoi familjen e Isni Kilajt, ish-kryetarit të Malishevës, i cili së fundi u arrestua nga Dhomat e Specializuara dhe po mbahet në paraburgim nga Gjykata Speciale në Hagë, përcjell InLajmi.
Krasniqi është shprehur se liria popullit tonë nuk i është falur, por është fituar me gjak e sakrificë, andaj lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e pashmangshme, por edhe e pastër.
Krasniqi tha se nuk do të ketë sukses tendenca për ta njollosur luftën dhe çlirimtarët.
Postimi i plotë:
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi me kolegë e bashkëpunëtorë, ka vizituar familjen e Isni Kilajt në Lubizhdë të Malishevës, i cili nga 2 nëntori po mbahet në paraburgim nga Gjykata Speciale në Hagë.
Liria, popullit tonë nuk i është falur, por është fituar me gjak e sakrificë, andaj lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e pashmangshme, por edhe e pastër. Tendencat për ta njollosur atë dhe çlirimtarët tanë – nuk do të kenë sukses.
Drejtësia do të triumfojë!/InLajmi/