Policia e Kosovës ka njoftuar se pas një zënke verbale, një person ka sulmuar dhe ther me thikë një tjetër, përcjell InLajmi.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur pas një zënke verbale, ndërkaq i dyshuari ndodhet ende në arrati.
Bëhet e ditur se përveç njësive policore në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i cili e ka cilësuar rastin dhe vazhdon të hetohet
“VRASJE E RËNDË NË TENTATIVË & ARMËMBAJTJE PA LEJE- MitrovicË Veri 05.11.2023 – 22:25 Është raportuar se pas një zënke verbale viktima mashkull kosovar ishte sulmuar dhe therrë me thikë nga i dyshuari mashkull kosovar, i cili pasi e ka kryer veprën është larguar nga vendi i ngjarjes dhe ndodhet në arrati. Viktima për tretman mjekësor është dërguar në spitalin rajonal Mitrovicë Veri. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, me ç’rast kanë gjetur dhe sekuestruar një revole dhe një granatë dore. Përveç njësive policore në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i cili e ka cilësuar rastin dhe vazhdon të hetohet.”/InLajmi/