Është nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi mes kryeministrit të Shqipëris Edi Rama dhe kryeministres së Italisë, Girogia Meloni.
Kjo marrëveshje u nënshkrua në frontin e menaxhimit të refugjatëve.
Rama ndodhet në Itali ku pas nënshkrimit u mbajt edhe një konferencë për media
Gjatë konferencës Rama u shpreh se Shqipëria iu përgjigj thirrjes së Italisë për këtë çështje.
”Nga dita e parë që kemi arritur në brigjet, në këtë anë të bregut për të gjetur mbështetje dhe për të imagjinuar dhe për të pasur një jetë më të mirë”, tha Rama.
Ndërkaq Meloni theksoi se mes vendeve do të ketë bashkëpunim për luftën kundër trafikut të paligjshëm dhe pritjes së refugjatëve, ndërsa tregoi se kënd nuk do e përfshijë kjo marrëveshje, raporton Top Channel.
”Kjo marrëveshje nuk përfshin të miturit dhe gratë shtatzënë, në portin e Shëngjinit Italia do të angazhohet me procedurat e zbarkimit, do organizohet një qendër e pritjes, një strukturë tjetër që janë në vijim të kësaj, pjesa shqiptare do të merret me lirshmërinë, e observimit”, tha Meloni.