Emisari i BE-së, për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë Miroslav Lajçak do vizitojë sot Prishtinën, merret vesh nga burimet ne Bruksel. Ai pritet që të takohet me kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin, zëvendëskryeministrin Besnik Bislimin si dhe përfaqësuesit e opozitës.
Burimet e BE-së bëjnë të ditur se bisedat do fokusohen në propozimin e fundit për statusin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovës, të cilin delegacioni pesanëatrësh euro-amerikan e solli në Prishtinë gjatë vizitës së zhvilluar më 21 tetor.
Pritjet e BE-së janë që Prishtina të nisë punën në formimin e këtij organi meqë siç thuhet, propozimi i fundit është “modern dhe i balancuar” dhe i bazuar në përvojat më të mira evropiane, raporton RTKlive.
Gjithashtu pritet që Lajçak gjatë vizitës në kryeqytetin Kosovar të shikoj mundësitë e organizimit të një takimi të ri mes Kosovës e Serbisë. Fillimisht do duhej të organizohet një takim në nivel kreynegociatorësh e varësisht nga kjo edhe takimi i liderëve.
Liderët janë takuar herën e fundit më 14 shtator, takim ky që dështoi pa pajtim të palëve. Me këtë rast kryeministri Kurti refuzoi planin e zbatimit të propozuar nga Bashkimi Evropian si dhe akuzoi ndërmjetësin Lajçak se “e ka humbur neutralitetin” në proces.
Më 26 tetor u mbajtën takimet e ndara mes kancelarit gjerman Olaf Scholz, preisdfentoit Francez Emmanuel Macron dhe kryeministres italiane Georgia Meloni me kryeministrin e Kosovës në njërën anë dhe presidentin e Serbisë ne anën tjetër.
Një ditë më vonë, Gjermania Franca dhe Italia formalisht kërkuan nga Serbia njohjen de facto të Kosovës ndërsa nga Kosova kërkuan formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.