“Liberalizimi i vizave dhe migrimi i qytetarëve” është tryeza e radhës e organizuar nga Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Kreu i këtij subjekti politik, Ramush Haradinaj në fjalën e tij tha se kjo e drejtë e mohuar e Kosovës më në fund u arrit dhe po ndodhë.
Sipas tij, liberalizimi i vizave përveç që është i rëndësishëm për Kosovën, është i rëndësishëm edhe për BE-në.
Megjithatë i pari i AAK-së tha se Qeveria Kurti në vend që të marrë veprime konkrete për të rinjtë që do t’i shtynin që ata të rrinin në Kosovë, sipas tij, ai e ka bërë kundërtën.
Haradinaj më tej tha se Qeveria sikurse është duke punuar që t’i largojë të rinjtë nga vendi, duke thënë se Qeveria nuk ka investuar në rritjen e pagave dhe në investime kapitale si njëra nga shtyllat kryesore të shtetit.
Sipas tij, për të qenë numri më i vogël i atyre që dëshirojnë të shkojnë jashtë vendit do duhej të ishte krijuar një shtab krize, shkruan RTK.
Ndryshe kjo është konferenca e tëtë që organizon Grupi Parlamerntar i AAK-së.