Policia e Kosovës ka njoftuar se në Veternik të Prishtinës kanë ndodhur 2 aksidente, me të lënduar dhe dëme materiale, përcjell InLajmi
Aksidentet i ka konfirmuar për InLajmin zëdhënsja e Policisë Flora Ahmeti.
Ahmeti bëri të ditur se në aksidentin e parë janë lënduar 3 persona kurse në të 2-tin, një person.
Ajo theksoi se në rastin e parë janë përfshirë 2 automjete kurse në tjetrin 2.
“Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti. /InLajmi/