2 qytetarë janë vrarë nga të shtëna me armë zjarri të hënën vonë në qendër të Brukselit, njoftoi Policia e Belgjikës.
Mediat lokale publikuar video ku shihet një burrë duke shtënë disa herë me një armë të gjatë afër një stacioni. Transmetuesit belgë raportuan se viktimat janë suedezë.
Lidhur me këtë ka reaguar shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg.
“Dënoj sulmet e tmerrshme ndaj civilëve të pafajshëm në Bruksel, Belgjikë. Mendimet e mia janë me të dashurit e viktimave dhe të gjithë të prekurit”, ka shkruar Stoltenberg.
Zëdhënësja e Policisë së Belgjikës, Ilse Vande Keere, tha se oficerët policorë mbërritën në vendin e ngjarjes shumë shpejt dhe e rrethuan lagjen, shkruan Lajmi.net.
Ajo nuk dha hollësi për rrethanat e sulmit me armë zjarri