Në këshillimoren për nëna dhe fëmijë, që punon në kuadër të spitalin e qytetit, mjeku ndalet në një bisedë me zonjën Gjylfidane e cila me vete i kishte sjellë katër fëmijë, për vaksinim dhe kontrollin mjeksor.
– Zonjë, ju i patët katër fëmijë…
– Katër! Çuditet, bashkëbiseduesja.
– Këtu po i shof katër fëmijë, dy djem dhe dy vajza. Keni edhe ndonjë fëmijë tjetër.
– Të mendoj pak zotnija jem. T,ju them të drejtën, nuk po i mbaj të gjithë në mend, por!…
– Si! Çuditet mjeku.
– Këta katër avladët e vegjël i kom pru për vakcina. Mirëpo, më duket…se i kom gjthsejt pesëmbëdhjetë fëmijë, nëse nuk gaboj për një apo dy. Tash po m’duket, se kah fundi bre zotnija jem kam fillu t’i haroj senet, – i thotë zonja Gjylfidane.
Mjeku dhe dy motrat e tjera që ishin në këshillimore, mbetën të befasuar, si nga numri i madh i fëmijëve ashtu edhe për kujtesën e dobët të saj.
– Pesëmbëdhjet fëmijë i keni?
– Pse, a shumë po ju duket, doktor? Shyqyr qi po na i fal allahi, se evladët, kurr nuk janë shumë.
– Zonjë qenka, tejet produktiv bashkëshorti i juaj. – i thotë njera nga motrat.
– Shka tha! – I drejtohet motrës. – Unë vetëm e di qi burri jem Shabani, osht i urtë, punëtor shumë i madh dhe i mirë, kurse qat sen qi parës e përmende ti moj motër, ma mirë qoja burrit jot.
– Nuk kishte gjë të keqe aty zonjë. – i thotë mjeku. – T’i kthehemi fëmijëve tu.
– Më ndigjo k’tu, zotni doktor, se po më dukesh shumë i mirë dhe i kulturuem. Masi qi e pata bo’ evladin e gjashtë, Bylbylin, i thash Shabanit tem që të nalemi pakës.
2.
En fillim, em kqyri shtremt, por masnej u pajtu. N’i ditë, na çoi djali i madh Ramadani disa marka pej Gjermanisë, dhe e blemë ni televizor me digitron dhe ni satelit. U patëm knaq bre zotnija jem, tuj kqyr emisione, filma dhe tanë natën rrijshim pa gjumë. Krejt filmat e Sandokanit, Kasandrës, Rosës, masnej filmat e tarzanit, Kristellës, Rosës, i kemi pa en televizor, familjarisht. Najherë, kur kish en satelit filma qysh pi thoni ju erotski, i vnojshim ma herët f’mitë en gjumë!…
– Interesant, zonja Gjylfidane. E, si i keni bërë edhe fëmijë të tjerë, e pyeti mjeku.
– Taksirati. Sa e kishim televizorin i patëm bo vetëm edhe dy evladë, qysh pi thoni ju, f’mijë. N’i ditë en dimën u prish televizori, dhe masi nuk kishim pare me e ndreq atë viran, kur flejshin evladët, une dhe Shabani, nuk kishim shka me bo. Fillu’m me bo evladë. I kemi bo edhe pesë evladë, deri sa na qoi Ramadani marka pej Gjermanisë për me e ndreq televizorin. Kur e ndreqëm, meniherë filloi me u nal struja, masnej kush nuk e pagu’jke, ata të elektrokosovës ia nalshin strujën. Nuk bojke punë hiq televizori, edhe pare për me pagu strujën, nuk kishim. Kështu, si u bojke ter, bijshim en dyshek.
– Ju kuptoj zonjë. Mendoj se tani duhet të pushoni, sepse keni mjaft fëmijë dhe punë me ta!…
– Ashtu osht zotnija jem. Ka pesë mu’j qi kam fillu me pushu. Kam nafakë të madhe që Shabani jem ka hi me punu si pastru’s en ndrrimin e natës, se pasha allahin nuk di se ku kish’ me u nal!…
Osman Goranci