Ish-kryeinspektori i Prishtinës, Adonis Tahiri, duke përdorur imazhet nga gjeoportali i shtetit ka treguar se vila buzë Ujmanit, e kryeterroristit Milan Readojiçiq, është ndërtuar në pesë vjetët e fundit.
Siç shihet nga imazhet, në vitin 2018 lokacioni i vilës duket se ka qenë livadh e mal, dhe se nëse vila është ndërtuar pa leje, në pesë vitet e fundit, Tahiri tha se “s’e rrok’ legalizimi po e rrok’ bageri”.
“Nëse gjeoportali i shtetit është i saktë, vila është ndërtuar dikur në periudhën 2019 e tutje. Nëse s’ka leje, s’e rrok’ legalizimi po e rrok’ bageri”.
“Pra, nuk është ndërtuar qe 10 vjet, as qe 15, por në 5 vitet e fundit. Dëshmi: Ortofotoja e gjeoportalit, shtator 2018. Vendi në të cilin është sot vila, duket se ishte livadh e mal. Përmes kësaj ortofotoje kemi rrënuar dhe rrënojnë ende inspektoratet”, ka shkruar ai, shkruan Reporteri.net
Imazhet brenda vilës luksoze të kryeterroristit Radojiçiq i ka bërë publike sot Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, pas bastisjeve që bëri Policia e Kosovës në koordinim me KFOR-in dhe EULEX-in.