Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 28 shtator.
28 shtator 1538 –Flota Osmane e komanduar nga Barbaros Hayretin Pasha shkatërroi në Prevezë, në veriperëndim të Greqisë, Flotën e Kryqtarëve që drejtohej nga Andrea Doria.
28 shtator 1864 – Në Londër u krijua Internacionalja e Parë (Shoqata Ndërkombëtare e Punëtorëve).
28 shtator 1970 – Vdes nga një krizë kardiake Xhemal Abdul Nasir, i njohur si përkrahës i flaktë i nacionalizimit arab, themeluesi i Shtetit të Bashkuar Arab (Egjipt-Siri) dhe që e drejtoi Egjiptin për 14 vite.
28 shtator 1989 – Ndahet nga jeta në Havai të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) diktatori Ferdinand Markos, i cili i drejtoi Filipinet ndërmjet viteve 1965-1986 dhe që siç doli më pas kishte përvetësuar me miliarda dollarë të vendit të tij.
28 shtator 1994 – Në detin Baltik u fundos anija me emrin “Estonia”; në ngjarje vdiqën 852 njerëz.
28 shtator 1995 – Lideri i Organizatës për Çlirimin e Palestinës (OÇP), Jaser Arafat ra dakord me kryeministrin e kohës së Izraelit, Isak (Yitzhak) Rabin për transferimin e Bregut Perëndimor administratës palestineze.
28 shtator 2016 – Ka vdekur ish-Presidenti i Izraelit, Shimon Perez, të cilin Kryeministri Erdoan e kishte kritikuar në Samitin e Davosit të vitit 2006 duke i thënë: “Kur vjen puna për të vrarë, ju dini mirë si të vrisni. Unë e di shumë mirë se si i keni vrarë fëmijët në plazh”. Ky debat në historinë botërore zuri vend si “One Minute”.