Sipas Policisë, viktima mashkull ishte dërguar në Qendrën Emergjente në Viti për shkak të përkeqësimit të gjendjes derisa ishte duke fikur zjarrin në një fushë në Viti, përcjell InLajmi.
I njëjti ishte dërguar për trajtim, por në Emergjencë ishte pranuar pa shenja jete.
“Viktima ishte pranuar në Emergjencë pa shenja jete, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku kompetent. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë./InLajmi/