Një fëmijë 3 vjeçar dyshohet të jetë rrahur brutalisht, nga disa edukatore të çerdhes shtetërore ”Gëzimi ynë” në Fushë Kosovë, përcjell InLajmi.
Ky rast shumë i rëndë është publikuar nga qytetari, Fatos Geci, në rrjetet sociale facebook, familjar i fëmijut.
Geci ka publikuar pamjet e publikuara, tregon një moment ku nipi i tij tërhiqet zvarrë për duarsh nga njëra edukatore.
Fatos Geci madje thotë se më pas nipin e tij e dërgojnë në një dhomë tjetër, hapësirë e cila nuk posedon dot kamera, dhe sipas tij 3 mësuese e rrahin pa mëshirë.
Postimi i plotë i tij:
Të nderuar media dhe prindër!
Dua të ndaj me ju diçka të tmerrshme që sapo ka ndodhur në Fush Kosovë, në qerdhen shtetërore të fëmijëve “Gezimi yne”, është rrahur brutalisht nipi im Lisi, vetëm 3 vjeç. Shikoni kamerat ku shihet qarte qe po rrihet e terhiqet zvarre, me pas e dergojne ne nje dhome pa kamera dhe e rrahin pa meshire te 3 mesuesit e kesaj kurve!
Nipi im ka pësuar trauma të rënda psiqike dhe nuk mund të flejë më, nipi po përjeton një ankth të madh. Kërkoj nga organet e drejtësis të bëjnë punën e tyre. IDIOTEVE dhe mostrave të tilla duhet t’i jepet fund një herë e përgjithmonë. Le të jetë rasti i fundit i dhunës ndaj fëmijëve. PROSTITUTATVE te ndyra do ti jepet fund.
/InLajmi/