• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Thursday, 5 October, 2023
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

BE, Kosovës dhe Serbisë të përmbushin marrëveshjet e arritura në bisedime

V E nga V E
22 September 2023
në KRYESORE
0 0
0
BE, Kosovës dhe Serbisë të përmbushin marrëveshjet e arritura në bisedime
0
SHPERNDARJE
5
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha se ministrat e Jashtëm të bllokut u bënë thirrje Kosovës dhe Serbisë të përmbushin detyrimet që dalin nga marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre, dhe u shprehën të shqetësuar me mungesën e përparimit në takimin e javës së kaluar mes palëve në Bruksel.

Zoti Borrell informoi të Hënën në mbrëmje ministrat e Jashtëm të BE-së për takimin e 14 Shtatorit në të cilin palët dështuan të arrijnë ndonjë përparim.

“Ministrat shprehën shqetësimin me mospërmbushjen e detyrimeve nga marrëveshja për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve. Dyja palët janë pajtuar në këtë rrugë të normalizimit më herët këtë vit. Është një detyrim dhe Këshilli i ministrave po u kërkon palëve të angazhohen në mënyrë konstruktive dhe frymë të mirë për zbatimin e saj”, tha zoti Borrell.

Të dyja palët u pajtuan në muajin Shkurt në Bruksel dhe në muajin Mars në Ohër për një marrëveshje të mbështetur në një plan evropian që nuk përfshinë njohjen e ndërsjellë, por kërkon marrëdhënie të mira fqinjësore, njohje të dokumenteve dhe simboleve dhe respektim të sovranitetit dhe tërësisë tokësore të njëra tjetrës. Ai kërkon që palët të mos pengojnë njëra tjetrën në proceset integruese dhe parasheh përmbushjen e të gjitha marrëveshjeve të arritura më parë në bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, përfshirë atë për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë.

“Ajo që ne duam, ajo që kërkojmë është që të fillojë zbatimi në bazë të propozimit tonë pa vonesa të mëtejshme. Dhe kjo përfshin detyrimin që të dyja palët të zbatojnë plotësisht marrëveshjet e mëhershme”, tha zoti Borrell.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, nuk u pajtuan javën e kaluar rreth hapave për zbatimin e marrëveshjes ndërsa zyrtarët evropianë thanë se ishte kryeministri Kurti ai që nuk e pranoi një propozim për “përmbushje të njëkohshme” të detyrimeve që dalin nga marrëveshja e Ohrit.

Kryeministri Kurti fajësoi të hënën të dërguarin evropian për bisedimet Kosovë – Serbi Miroslav Lajçak për dështimin e bisedimeve duke e akuzuar atë për njëanshmëri e qëndrime kundër Prishtinës.

Nuk pati ndonjë reagim të menjëhershëm nga Bashkimi Evropian, por zoti Borrell tha të hënën se ministrat e Jashtëm të bllokut ritheksuan mbështetjen e plotë ndaj ndërmjetësuesve.

Departamenti Amerikan i Shtetit në një deklaratë për Zërin e Amerikës vlerësoi të hënën ato që i quajti përpjekje të palodhura të zotit Lajçak në bisedimet Kosovë-Serbi.

Në Nju Jork dy zyrtarët e lartë amerikan, Derek Chollet dhe Gabriel Escobar thanë se diskutuan me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani për “angazhimin tonë të përbashkët për të ardhmen euro-atlantike të Kosovës, nevojën për të ulur tensionet dhe për t’u angazhuar urgjentisht në dialogun e lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë që është çelësi i qëndrueshmërisë rajonale dhe integrimit në Bashkimin Evropian”.

Presidentja Osmani shkroi në rrjetet sociale se “roli i Shteteve të Bashkuara është thelbësor për të përfunduar me sukses procesin, duke i hapur rrugën njohjes së ndërsjellë”.

Diplomatët perëndimorë po bëjnë thirrje që palët të përshpejtojnë procesin e normalizimit mes shqetësimeve për ripërtëritje të dhunës në rajonin që ende po rimëkëmbet nga luftërat e viteve të 90-ta, shkruan VOA.

Ekziston një frikë e përhapur në Perëndim se Rusia mund të përdorë Beogradin për të nxitur konfliktet etnike në Ballkan, për të tërhequr vëmendjen e botës nga agresioni i saj në Ukrainë.

Tags: Albin KurtiBEQeveria e KosovësSerbia
Postimi i mëparshëm

Mënyra më e shpejtë e përgatitjes së domateve turshi

Postimi tjetër

Takon Osmani, Chollet: Normalizimi i raporteve me Serbinë çelës i stabilitetit rajonal e integrimit në BE

Të ngjajshme Postime

​Si ta forcojmë imunitetin
KRYESORE

​Si ta forcojmë imunitetin

5 October 2023
Kancelari gjerman për Kosovën: Jemi të përkushtuar për zgjidhje paqësore
KRYESORE

Kancelari gjerman për Kosovën: Jemi të përkushtuar për zgjidhje paqësore

5 October 2023
Rashiq: Vuçiq nuk është njeri që mund të qëndrojë pa gënjyer
KRYESORE

Rashiq: Vuçiq nuk është njeri që mund të qëndrojë pa gënjyer

4 October 2023
Lutfi Haziri: Albin Kurti i ka përjashtuar të gjithë nga procesi i dialogut
KRYESORE

Lutfi Haziri: Albin Kurti i ka përjashtuar të gjithë nga procesi i dialogut

4 October 2023
Kusari-Lila: Qeveria nuk do t’i egzekutoj pagesat për grevistët
KRYESORE

Kusari-Lila: Veriu i Kosovës ka “zot shtëpie”

4 October 2023
Ngjarje tragjike, u rrëzua te Kalaja e Rozafës, ndërron jetë turisti slloven
KRYESORE

Ngjarje tragjike, u rrëzua te Kalaja e Rozafës, ndërron jetë turisti slloven

4 October 2023
Postimi tjetër
Takon Osmani, Chollet: Normalizimi i raporteve me Serbinë çelës i stabilitetit rajonal e integrimit në BE

Takon Osmani, Chollet: Normalizimi i raporteve me Serbinë çelës i stabilitetit rajonal e integrimit në BE

Lajmet e fundit

​Si ta forcojmë imunitetin

​Si ta forcojmë imunitetin

5 October 2023
Kancelari gjerman për Kosovën: Jemi të përkushtuar për zgjidhje paqësore

Kancelari gjerman për Kosovën: Jemi të përkushtuar për zgjidhje paqësore

5 October 2023
Rashiq: Vuçiq nuk është njeri që mund të qëndrojë pa gënjyer

Rashiq: Vuçiq nuk është njeri që mund të qëndrojë pa gënjyer

4 October 2023
Drejtori i Policisë: Serbia, me sulmin në Banjskë, tentoi të krijojë një realitet të ri në Kosovë

Drejtori i Policisë: Serbia, me sulmin në Banjskë, tentoi të krijojë një realitet të ri në Kosovë

4 October 2023
Quni, i ka kritikuar veprimet e mëhershme të Qeverisë së Kosovës në veri të vendit

Quni, i ka kritikuar veprimet e mëhershme të Qeverisë së Kosovës në veri të vendit

4 October 2023
Lutfi Haziri: Albin Kurti i ka përjashtuar të gjithë nga procesi i dialogut

Lutfi Haziri: Albin Kurti i ka përjashtuar të gjithë nga procesi i dialogut

4 October 2023
Kusari-Lila: Qeveria nuk do t’i egzekutoj pagesat për grevistët

Kusari-Lila: Veriu i Kosovës ka “zot shtëpie”

4 October 2023
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu