Shtëpia më e madhe e futbollit në Evropë, UEFA ka hapur zyrtarisht procedurë disiplinore ndaj Federatës së Futbollit të Rumanisë.
UEFA ka hapur procedurë disiplinore ndaj Rumanisë për shkak të skandalit të tifogrupit të Kombëtares rumune pas banderolës skandaloze “Kosova është Serbi”.
Akuzat për të cilat ngarkohen rumunët janë: Mesazhe provokuese me karakter fyes (pankarta të paligjshme, jo vetëm “Kosova është Serbi”, sjellje raciste, ndezje të fishekzjarrëve, hedhje të gjësendeve në fushë dhe bllokim të zonave të qasjes publike.
Gjatë ndeshjes kualifikuese për Evropianin 2024 mes Rumanisë dhe Kosovës, huliganët rumunë gjatë minutës së 18-të shpalosën banderolën skandaloze, shkruan lajmi.net.
Pas shpalosjes së banderolës, gjyqtari kryesor i ndeshjes, Willy Delajod në bashkëpunim me delegatin e ndeshjes ndërprenë takimin për mbi 40 minuta.