Deputetët u kthyen Kuvendin e Kosovës për të vazhduar punën në sesionin e vjeshtës, ndërsa kryekuvendari Glauk Konjufca uroi punë të mbarë e suksese në sesionin e ri, transmeton InLajmi.
Pas urimeve për suksese në punën e legjislativit, i pari i Kuvendit shprehu ngushëllime për familjarët e viktimave nga përmbytjet në Libi e tërmeti në Marok.
Ai u shpreh se i kanë parë me shumë trishtim përmbytjet në Libi dhe tërmetin në Marok, nga katastrofa ku humbën jetën mijëra qytetarë.
Më pas Kuvendi mbajti një minutë heshtje për viktimat./InLajmi/