6-të persona janë qëlluar për vdekje në qytetin e Athinës, në Greqi.
Brenda dhe jashtë mjetit që duket në foto janë gjetur gjashtë trupa të pajetë, që dyshohet se janë të gjithë të rinj shqiptarë. Dyshohet se shkak i ngjarjes së rëndë janë larjet e hesapeve mes bandave në shtetin fqinj.
Mbi 200 gëzhoja, të dala nga 4-6 armë të ndryshme janë gjetur në vendngjarje, në një rrugicë të Artemidës në Luca, transmeton RTV Dukagjini
Grupi hetimor ndodhet në zonë dhe ka nisur hetimin për tragjedinë që tronditi zonën këtë pasdite.