Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë marrë vendim që mos të votojnë më në Kuvend asnjë ligj dhe asnjë marrëveshje ndërkombëtare.
Ky vendim i tyre, siç ata theksojnë, ka ardhur për shkak të qëndrimit të mazhorancës karshi opozitës.
Drejtori ekzekutiv i organizatës Çohu, Arton Demahasaj, në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic” duke folur në lidhje me këtë vendim të 2 partive opozitare dhe se një vendim i tillë nuk pritet ta dëmtojë punën e Kuvendit pasi Qeveria e ka shumicën e nevojshme për me kalu ligjet.
Demahasaj tha se një vendim i tillë mundet vetëm me dëmtu demokracinë pasi mungojnë partitë opozitare që japin alternativën ndryshe
“Vendimi i 2 partive opozitare nuk mendoj se e dëmton punën e Kuvendit për arsye se e dimë se Qeveria e ka shumicën e nevojshme parlamentare për me kalu secilin ligjin të nevojshëm kështu që nuk e dëmton. Mundet me e dëmtu demokracinë në aspektin, që në mungesë të partive opozitare që japin alternativë ndryshe nga Qeveria, kjo mundet me e dëmtu demokracinë po punën dhe miratimin e ligjeve nuk besoj për shkak se ka një shumicë të konsoliduar parlamentare nga partia në pushtet pasi potencialisht çdo ligj munden me kalu me votat e tyre pa pas nevojë për votat e opozitës”.
Ai tha se ky është një mekanizëm që po përdoret për ta bërë Qeverinë me reflektu në lidhje me aspektin e qeverisjes dhe në raport me ndërkombëtarët.

“Duke marrë parasysh situatën poiltike në vend, mënyrën se si është duke u qeverisur vendi sidomos në raport me partnerët tanë ndërkombëtarë mendoj që është një mekanizëm që partitë opozitare munden me e përdor, i vetmi mekanizëm që e kanë në dorë që në njëfare mënyre që me e bind Qeverinë me reflektu pak edhe në aspektin e qeverisjes por edhe në aspektin e marrëdhënieve me partnerët ndërkombëtarë. Eshtë një mekanizëm i cili sa ka me pas efekt, mbetet me u pa” tha Demhasaj.
Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ka deklaruar se partia që ai përfaqëson ka marrë vendim që të mos e votojë asnjë ligj e asnjë marrëveshje ndërkombëtare.
“Ky qëndrim i tyre ndaj opozitës ka ardhë deri në një vendim i yni që në të vertetë në sesionin vjeshtor fare të mos votojmë asnjë ligj, e as marrëveshje ndërkombëtare. Nuk do të votojmë asnjë ligj”, ka deklaruar Lekaj. Edhe deputetja nga radhët e PDK-së, Eliza Hoxha, ka deklaruar se PDK-ja “nuk do të votojë asgjë”.