Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka njoftuar se mbi 16.000 familje kanë aplikuar deri tash për subvencionim të faturave të energjisë elektrike, përcjell InLajmi.
Ndërkohë ministri ka theksuar se aplikimi do të jetë i hapur deri në fund të shtatort, derisa ka inkurajuar të gjitha familjet që kanë të ardhura mesatare mujore më pak se 150 euro për anëtar, që të aplikojnë.
Me theks Murati inkurajon aplikimin për subvencionim të energjisë për familjet që kanë persona me aftësi të kufizuara, pensionistët etj.
Postimi i plotë i tij:
Mbi 16.000 familje kanë aplikuar deri më tani për subvencionim të faturave të energjisë elektrike.

Aplikimi do të jetë i hapur deri në fund të muajit shtator, dhe mund të bëhet online në formularin:
https://see.rks-gov.net
Inkurajohen të aplikojnë të gjitha familjet që kanë të ardhura mesatare mujore më pak se 150 euro për anëtar.
Në veçanti, inkurajohen që të aplikojnë familjet që kanë anëtarë me aftësi të kufizuara, që janë prindër vetushqyes, apo që janë pensionistë që jetojnë vetëm e pa përkujdesje./InLajmi/