“E vetmja polici në rajon që nuk e kemi sigurimin shëndetësor”.
Kryetari i Sindikatës së Policisë, Imer Zeqiri kështu ka deklaruar për Front Online. Zeqiri ka thënë se afro 3 mijë polic janë lënduar në vendin e punës.
Ai thotë se Qeveria ka buxhet ta bëjë ligjin për sigurimin shëndetësor.
“Dëmi më i madh është ky. Mbi 2 mijë e 400 raste janë të lëndimeve në detyrë një pjesë kanë mbet me aftësi të kufizuara. Duhet të bëhet, kemi bërë propozime por as nuk është draftuar as nuk ka filluar procesi i këtij ligji. Tek policët është e tepërt të presin edhe ndonjë vit që t’i lëmë pa sigurim shëndetësor pjesëtarët sepse buxhet Qeveria ka dhe mund t’ia dalë”, theksoi Zeqiri.
Zeqiri ka bërë të ditur edhe statistikat e vdekjeve të pjesëtareve policor.
“Lëndime të policëve kemi çdo ditë, mbi 300 raste kemi që kanë vdek në detyrë por që kanë humb jetën gjatë kryerjes së detyrës zyrtare kemi 23 raste prej përfundimit të luftës e deri tash të cilët janë shpallë heronj”, tha ai.
