Shtetet e Bashkuara dhe Vietnami kanë paralajmëruar të hënën kundër “kërcënimeve apo përdorimit të forcës” në Detin e kontestuar të Kinës Jugore, disa ditë pas përplasjeve të fundit ku janë përfshirë anijet kineze.
Presidenti amerikan, Joe Biden dhe shefi i Partisë Komuniste të Vietnamit, Nguyen Phu Trong, kanë thënë se pretendimet për ujërat strategjikë duhet të zgjidhen sipas normave ndërkombëtare.
Pekini pretendon se pothuajse i gjithë deti është i tij përmes së cilit zhvillohet tregti në vlerë të triliona dollarëve në vit e ka injoruar një vendim të gjykatës ndërkombëtare i cili vlerëson se qëndrimi i Kinës është i pabazuar.
“Liderët e kanë nënvizuar mbështetjen e palëkundshme për një zgjidhje paqësore të kontestit, në përputhje me ligjin ndërkombëtar, pa bërë kërcënime apo pa e përdorur forcën”, kanë thënë Biden dhe Trong përmes një deklarate të përbashkët.
Ata kanë bërë thirrje edhe për “liri të lëvizjes dhe bërjen e tregtisë pa u penguar në Detin e Kinës Jugore”.
Kjo deklaratë është lëshuar një ditë pasi Biden dhe Trong kanë nënshkruar një marrëveshje për thellim të bashkëpunimit, e cila është parë si mënyrë për ta luftuar rritjen e ndikimit kinez në rajon.
Uashingtoni ka mospajtime me Pekinin për një mori çështjesh përfshirë tregtinë, sigurinë, të drejtat e njeriut dhe ndryshimet klimatike, prandaj edhe po tenton ta rrisë rrjetin e aletëve kundër ndikimit të Pekinit.
Vietnami ka luftuar me Kinën në periudhën 1979 – 1988.
Javën e kaluar, Filipinet e kanë akuzuar Gardën Bregdetare të Kinës dhe anijet e “milicisë” për shqetësim të 2 anijeve bregdetare sa kanë qenë duke u furnizuar nga trupat filipineze.
Kina patrullon vazhdimisht në Detin e Kinës Jugore me qindra anije.
Manilla ka thënë e Garda Bregdetare e Kinës i bllokon vazhdimisht anijet e Filipineve në ujërat e kontestuar./REL