Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, AAK, Ramush Haradinaj, me bashkëpartiakët ka bërë homazhe te pllaka përkujtimore “Kosova kujton” në nderin të viktimave të sulmit terrorist të 11 shtatorit në SHBA, rajprton InLajmi.
Ndërsa vuri lule dhe nderoi viktimat, Haradinaj tha se populli i Kosovës vazhdon të qëndrojë përkrah SHBA-së.
“Populli i Kosovës, të zgjedhururit e popullit, institucionet e Kosovës dhe shqiptarët kudo që jemi bashkëndjejmë me popullin amerikan, jo vetëm në këtë ditë të përvjetorit të sulmeve terroriste në tokën amerikane në një tokë që e mbrojti lirinë tonë e demokracinë në krejt botën, por përherë ”, tha Haradinaj, duke kujtuar se Kosova përherë do të jetë gjithmonë me SHBA-të.
“Në këtë ditë vazhdojmë të qëndrojmë përjetë me Amerikën”, u shpreh lideri i AAK-së. /InLajmi/