Një tërmet me magnitudë 6.8 ka goditur Marokun, duke vrarë të paktën 800persona, duke plagosur qindra persona, duke dëmtuar ndërtesa dhe duke i dërguar banorët e tmerruar të largohen nga shtëpitë e tyre në rrugë për siguri.
Tërmeti me magnitudë 6.8 ballë bëri që njerëzit të nxitonin në rrugë në Marrakesh dhe qytete të tjera të vendit.
Shumë nga vdekjet u tha se ishin në zona malore të vështira për t’u arritur derisa raportohet dhe për qindra të lënduar. Tërmeti goditi pas pas orës 23:00 me kohën lokale, në një thellësi relativisht të cekët prej 71 km në jug-perëndim të Marrakeshit, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së
Numri i viktimave pritet të rritet edhe më tej pas tërmetit që thuhet se ka goditur një të tretën e vendit.
Raportet thonë se ka vështirësi të mëdha për të arritur në fshatrat e largëta në malet e Atlasit që u goditën rëndë nga tërmeti. Mund të duhen ditë përpara se shpëtimtarët të arrijnë në ato fshatra që përbëhen kryesisht nga ndërtesa të vjetra.

Edhe njerëzit në Ishujt Kanarie në brigjet e Marokut dhe në Algjeri, fqinji i saj lindor, thonë se e ndjenë tërmetin.
Qyteti i Marrakeshit që është një vend i trashigimiësë botërore të UNESCO-s duket se është goditur rëndë ku shumë ndërtesa janë shembur. Vendasit thuhet se kanë vendosur të qëndrojnë jashtë shtëpive të tyre në rast se qyteti do të tronditet nga pasgoditje të fuqishme.
Kancelari gjerman Olaf Scholz e ka cilësuar tërmetin “shkatërrues” duke thënë se mendimet e tij janë me viktimat.
“Ngushëllimi ynë shkon për të gjithë ata që janë prekur nga kjo fatkeqësi natyrore,” shkruan Scholz, i cili po merr pjesë në samitin e G20 në Indi këtë fundjavë, shkruan RTK.
Edhe kryeministri indian Narendra Modi ka thënë se është “jashtëzakonisht i prekur nga humbja e jetëve” në Marok duke thënë se mendimet e tij janë me kombin. India aktualisht është duke nikoqire e Samitit G20 i cili për herë të parë po mbahet në Azinë Jugore.