Ulja e në një tryezë e Berishës dhe Bardhit vijon të prodhojë zhvillime të rëndësishme brenda Partisë Demokratike.
Kreu i Rithemelimit, Berisha pranoi për herë të parë këtë të premte se është i gatshëm ta pranojë Bardhin si kryetar të grupit parlamentar.
“Gazment Bardhi është i mirëpritur të votohet edhe për kreun e grupit të PD. Ai ka një grup deputetësh që janë të PD që e mbështesin dhe janë të mirëpritur dhe e kam theksuar janë të hapur për negociata dhe propozime”, tha Berisha.
Por Berisha la të hapur edhe variante të tjera për bashkëpunimin me grupimin e Bardhit. Sipas tij askujt nuk i mohohet mundësia për të qenë kandidat për kryeministër i opozitës, shkruan euronews.al.
Takimet e përbashkëta të deputetëve të opozitës pritet të kthehen të përjavshme para çdo seancë për të koordinuar punën në Parlament.
