Presidenti i Bajram Begaj ka dekretuar shkarkimin e ministrave që largohen nga detyra, dhe njëkohësisht emërimin në detyrë të ministrave të rinj.
Pas kthimit nga Kazakistani ka firmosur për ndryshimet në kabinetin qeveritar, të propozuara nga Kryeministri Edi Rama, shkruan euronews.al.
Kujtojmë që të hënën e 4 Shtatorit, gjatë Asamblesë së Partisë Socialiste, Kryeministri Edi Rama njoftoi 7 ndryshime në kabinetin qeveritar.