Kryenegociatori i Serbisë në dialogun Kosovë-Serbi, Petar Petkoviq, ka thënë sot se deklaratat e zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, se Prishtina dëshiron t’i integrojë serbët janë të pavërteta, sepse autoritetet e Kosovës duan të “konfiskojnë pronën e serbët dhe Serbia dhe pas dëbimit të popullit serb, të integrojnë territorin serb të zbrazët dhe të pastruar etnikisht”, transmeton InLajmi.
“Prishtina nuk mudn ta fsheh këtë qëllim, sepse populli serb është i privuar nga barnat, ushqimet elementare, tekstet shkollore, dhe për shkak të “dashurisë së tepruar” Prishtina çdo ditë qëllojnë fëmijë serbë dhe arrestojnë serb të pafajshëm”, ka thënë Petkoviq.
Sipas Petkoviqit, gjithçka që Prishtina nuk e përmbush sa i përket zbatimit të Marrëveshjes së Brukselit, që nga njohja e diplomave e deri te problemi i personave të pagjetur, Bislimi ia ngarkon Beogradit, ndonëse situata është e kundërta, shkruan Danas.
“Thelbi i dialogut është Asociacioni të cilin Prishtina ka refuzuar ta formojë për më shumë se 10 vjet, edhe pse është obligimi më i madh në dialog. Prandaj Bislimi ikën si djalli nga kryqi nga tema e Asociacionit duke pretenduar se ky obligim i Prishtinës nuk ekziston”, ka thënë Petkoviq./InLajmi/