Ambasada britanike në Tiranë njoftoi se në bashkëpunim me Universitetin Fan S. Noli të Korçës, Këshilli britanik në Shqipëri zhvilloi një diskutim të jashtëzakonshëm mbi të ardhmen e gjuhës angleze.
Të pranishme në aktivitet ishin zëvendësrektorja e Universitetit, Benita Stavre dhe zëvendësdrejtoresha e Këshillit britanik për Ballkanin Perëndimor, Majlinda Mazelliu, shkruan atsh..
Diskutimi u përqëndrua në gjetjet e librit të parë të Këshillit Britanik ‘E ardhmja e gjuhës angleze’, i cili do të japë një kontribut të rëndësishëm në të menduarit dhe kuptimin e rolit të gjuhës angleze në botë, në dekada që do të vijnë.