Një 51-vjeçar shqiptar është njëri prej 3 viktimave të stuhisë së fuqishme Daniel që goditi Greqinë të Martën. Fermeri shqiptar humbi jetën në Volos, qytetin e goditur më rëndë nga përmbytjet katastrofike, i cili humbi jetën pas shembjes së një muri.
Autoritetet greke thonë se 2 persona të moshuar rezultojnë të zhdukur.
Këto janë pamjet apokaliptike, ndërsa kryebashkiaku i Volos, Akileos Beos bëri thirrje që banorët të mos dalin shtëpitë e tyre, derisa stuhia të përfundojë.
“Shihni çfarë po ndodh! Ju lutem mos bëni çmenduri, mos dilni nga shtëpitë”.
Shirat e rrëmbyeshëm kanë krijuar probleme me qarkullimin dhe ne kryeqytetin grek, Athinën, duke marrë përpara njerëz dhe makina.

Vala e tërbuar e motit të keq u zhvendos natën e kaluar drejt Turqisë. Stambolli, qyteti më i populluar i vendit u godit më rëndë nga reshjet e dendura dhe përmbytjet.
5 persona humbën jetën dhe 4 të tjerë janë shpallur të zhdukur nga autoritetet turke. Ujërat e rrëmbyer të përmbytjeve morën me vete automjete dhe dëmtuan qindra ndërtesa.
3 viktima nga përmbytjet e të Martës edhe në Carevo të Bullgarisë, aty ku autoritetet e shpallën këtë të Mërkurë, ditë zie.
Stuhitë dhe përmbytjet kanë shkaktuar katastrofë edhe përtej kontinentit, në jug të Brazilit. Më shumë se 60 qytete u goditën nga cikloni ekstratropikal duke shkaktuar humbën e jetëve të 31 personave.