Ka ndërruar jetë profesori Qerim Rexhaj, njëherësh asambleisti i Lëvizjes Vetëvendosje Dega në Istog, përcjell InLajmi.
Me rastin e ndarjes nga jeta, Vetëvendosje, shprehin ngushëllime për familjarët e miqtë, ndërsa vlerëson lartë kontributin e tij si professor dhe si veprimtar politik
Kolegët partiak të profesorit tashmë të ndjerë, kujtojnë këtë të fundit si mësues idealist, veprimtar të pashoq i cili dha shembullin më të mirë të njeriut që beson në ideale, që beson në dituri e arsim, që beson në liri e nuk ndalet asnjëherë deri në arritjen e qëllimit
Njoftimi i plotë i Vetëvendosjes Dega Istog:
Me pikëllim të thellë morëm lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të veprimtarit, aktivistit, intelektualit e profesorit Qerim Rexhaj.

Mësues i hershëm, idealist i madh e veprimtar i pashoq politik, profesori Qerim Rexhaj dha shembullin më të mirë të njeriut që beson në ideale, që beson në dituri e arsim, që beson në liri e nuk ndalet asnjëherë deri në arritjen e qëllimit. I tillë ishte profesori Qerim Rexhaj, të tilla i kishte edhe mësimet, të tillë e kishte jetën, të mbushur me veprimtari, angazhim e aktivizëm deri në ditën e fundit të saj.
Së fundmi, profesori Qerim Rexhaj, ishte pjesë e Kuvendit Komunal të Istogut nga radhët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!
Shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Rexhaj, miqve, shokëve, aktivistëve e bashkëpuntorëve të ngushtë të tij!/InLajmi/