Në emisionin “Politiko”, me gazetarin Kushtrim Sadiku, duke diskutuar rreth zgjedhjeve të reja në katër komunat në veri në vendit, analisti Nexhmedin Spahiu ka thënë se prej 4 kryetarëve një mund të mos jep dorëheqje.
Sipas tij nuk parashihen tortura për t’i bindur që të japin dorëheqje.
Me këtë deklaratë të Spahiut nuk u pajtua analisti Halil Matoshi duke thënë se Kosova nuk ka ligj për referendum dhe kështu pyeti se ku janë bazuar për organizimin e mini referendumit në veri.
“Është jokushtetuese me 20% të nënshkrimeve me u largu kryetarët e komunave, kjo krijon precedent”, tha Matoshi.
Sipas tij ky është një proces shumë i komplikuar dhe nuk ka mbështetje juridike.
Matoshi e Spahiu u përplasen për zgjedhjet e fundit në verime ç’rast Matoshi pyeti Spahiun se për cilët votues po flet, “sa votues kanë votu për ata kryetar”, tha Matoshi.

Matoshi tha që ata duhet të japin dorëheqje.