Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në Ditën e shenjtërimit të saj , ka kujtuar veprën e humanistes me renome botërore, duke theksuar se trashëgimia e Nënës Terezë është vlerë dhe burim krenarie dhe frymëzimi për të ndjekur rrugën e saj, përcjell InLajmi.
Ndërsa flet me admirim për figurën e Nënës Terezë, Haradinaj theksoi se përmes veprave të saj të mëdha humanitare, ajo shfaqi vlerat e kombit shqiptar, për të ndihmuar ata që vuajnë.
Postimi i plotë i tij:
Në Ditën e Shenjtërimit të Nënës Terezë, kujtojmë një figurë të jashtëzakonshme, një shembull unik të humanizmit dhe shërbimit ndaj të tjerëve. Përmes veprave të saj të mëdha humanitare, ajo shfaqi vlerat e kombit shqiptar, për të ndihmuar ata që vuajnë. Trashëgimia e Nënës Terezë është vlerë dhe burim krenarie dhe frymëzimi për të ndjekur rrugën e saj drejt të mirës dhe shërbimit ndaj të tjerëve./InLajmi/