Dibran Hoxha analist, ka folur në lidhje me situatën në veri të vendit.
Ai në “DebatPlus” ka thënë se Qeveria e Kosovës, negociatorët, kryeministri Kurti e, zëvendëskryeministri Bislimi kanë pranuar që kanë eskaluar. Ai shton se ne jemi duke i pranuar tri pikat të cilat kishtë thënë Miroslaw Lajçak të zbatohen.
“I kemi pranu 3 pikat e Lajçakut që pat thënë ti zbatojmë. 1.Deeskalimi, që nënkupton eskalimin e mëhershëm, 2.Zgjedhjet e reja që u mobilizuam ta bëjmë një Udhëzim Administrativ, për ti bërë zgjedhjet e reja, 3.Kthimi në dialog i cili do të ndodhë më 14 shtator. Dmth ne I kemi pranu këto pika, ndoshta vetëm duke blerë pak kohë”, ka thënë Hoxha.
Tutje Hoxha ka thënë se para se të pranohej nga akterët e shtetit, ai ka besuar se Kosova nuk ka ndikuar në eskalimin e situatës në veri të vendit.