Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu me mëngjes, duket të jetë “nervozuar”, në njërën anë me veprimet e kryeministrit Albin Kurti e në anën tjetër me kryetarin e Prishtinës Përparim Rama, përcjell InLajmi.
Deputetes Musliu nuk po i pëlqen menaxhimi as në nivelin qendror e as në atë lokal, derisa shpreh kritika për të 2 udhëheqësit.
Ajo thotë se Kurti e Rama dojnë me çmend popullin, i pari (Kurti) duke e kontrolluar administratën a po fillojnë punën me kohë e tjetri, kryetari i Prishtinës me bllokimin e rrugëve çdo ditë me do bagera e shirita.
Postimi i plotë i saj:
Albin Kurti e Perparim Rama dojnë me i çmend punëtoret e admininistratës në Kosovë.

Albini me ministrat e tij qe te vetmin aktivitet e kane me i kontrollu punëtoret a po vijnë në orën 8:00 me e ba tikun dhe Përparimi duke i blloku rrugët çdo ditë t’lume në oren 7:45 me do bagera e do shirita.