Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka dhënë disa detaje lidhur me tatimin në prone, ndërsa është ndalur tek niveli komunal për çka tha ai se u takon komunave të vendosin nëse duan ta shfrytëzojnë mundësinë për faljen e një pjese të tatimit në prone sipas lgji i ndryshuar për tatimin në prone, përcejll InLajmi.
Siç ka bërë të ditur ministri Muratit, komunat Graçanica, Obiliqi dhe Drenasi tashmë kanë marrë vendim për faljen e një pjese të tatimit në pronë.
Ndërkohë ai sikur u ka bërë thirrje edhe komunave të tjera që vendime të tilla ti marrin deri më 15 shtator.
Për më tepër ministri i financave ka publikuar disa të dhëna të mbledhjes së tatimit në pronë duke cekur se deri në gusht vlera e mbledhur e tatimit e mbledhur nga komunat shkon mbi 35 milion
Postimi i plotë i tij:

Graçanica, Obiliqi, dhe Drenasi janë komunat për të cilat në javën që po lëmë pas është raportuar se kanë miratuar faljen e një pjese të barrës së tatimit në pronë, ashtu siç e mundëson ligji i ndryshuar për tatimin në pronë.
Si Qeveri, kemi hartuar ligjin e ndryshuar, dhe ligji është miratuar në Kuvend.
Një mundësi të tillë për të lehtësuar barrën e tatimpaguesve e patën kërkuar pothuajse të gjitha komunat. Tani, u takon komunave të vendosin nëse duan ta shfrytëzojnë këtë mundësi ose jo.
Deri në fund të muajit gusht 2023, nga tatimi në pronë komunat kanë mbledhur mbi 35 milionë euro, që e tejkalon me rreth 500 mijë euro nivelin e mbledhur për komplet vitin 2022.
Marrë parasysh këtë performancë të mirë, i inkurajoj edhe komunat tjera që të shfrytëzojnë mundësinë e faljes së një pjese të tatimit në pronë që të lehtësojnë barrën e qytetarëve, para datës 15 shtator 2023, kur edhe përfundon afati ligjor.