Duke komentuar “frikësimin” e serbëve në Kosovë, analisti politik Branko Radun vlerësoi se Albin Kurti po kopjon politikën kroate të sjelljes me serbët duke synuar dhe arrestuar persona të shquar për të frikësuar gjithë komunitetin, transmeton InLajmi.
“E bënë në mënyrë të ngjashme me dhe pa shenja. Nuk dini as kujt t’i ankoheni, për cilën njësi bëhet fjalë. Ka ndodhur një arrestim i një serb dhe shihet se nuk është më naiv apo aksidental”, tha Radun për Pink.
Radun theksoi se ata vlerësuan se kush ishte serb më i fortë, më me ndikim, më i rëndësishëm.
“Ata synojnë njerëz që janë më të pasur, më me ndikim, të angazhuar politikisht, drejtojnë disa klube për t’i neutralizuar ose larguar. Nëse ke një bashkësi prej 1000 banorësh dhe nxjerr disa njerëz të shquar, tashmë e ke destabilizuar dhe dobësuar”, u shpreh Radun.
Sipas tij, në këtë mënyrë futet frika tek njerëzit, komuniteti tërhiqet.
“ Është një politikë perfide, dinake që e kanë kopjuar nga Kroacia. Kurti ka kopjuar politikën kroate të ballafaqimit me serbët”, tha Radun. /InLajmi/