Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se gjatë vizitës në Japoni është takuar me arkitektin e njohur botëror, Kengo Kuma me të cilin tha se ka diskutuar detajet e fundit të projektit të Sallës Koncertale dhe Muzeut të Artit në kryeqytet, përcjell InLajmi.
I par i i Kryeqyteti shprehet se arkitektura unike e ndërtesës ikonë të kryeqytetit, do të ruhet tërësisht si pjesë e trashëgimisë, ndërsa në të njëjtën kohë thekson Rama do të krijojmë një Sallë Koncertale e Muze të Artit super modern.
Për më tepër tha Rama se Salla e Koncerteve e Muzeu i Artit do të jetë projekti i radhës i transformimit të Prishtinës.
Postimi i plotë i tij:
Jam shumë i lumtur që vetëm se po hedhim hapat e parë për krijimin e dy hapësirave të rëndësishme të kulturës që i kanë munguar Kryeqytetit tash e sa kohë. Ne po realizojmë një kërkesë të kamotshme të artistëve tanë, që të kenë një ambient të përshtatshëm ku do të mund të shprehin artin e tyre, në kushte shumë më të favorshme, ashtu siç do të bëjnë artistët me renome botërore. E kam premtuar dhe po e bëjë realitet./InLajmi/
