Zyrtarët e Bashkimit Evropian nuk janë të dakorduar dhe nuk flasin njëzëri për çështjen e zgjerimit, dhe kjo u kuptua nga deklaratat në Forumin e Bledit të Sllovenisë, përcjell InLajmi.
Deklaratat në Bled të Sllovenisë të Charles Michel presidentit të BE se, afati për anëtarësim të vendeve kandidate është 2030-ta, kanë hasur në kundërshtim të Komisionit Europian.
Zëdhënësja e Ursula von der Leyen deklaron se fokusi nuk është data, por meritokracia e vendeve kandidate. Megjithatë sipas rregullave të anëtarësimit fjala e fundit i mbetet presidentit të BE dhe liderëve të vendeve anëtare.
Për këtë përplasje ka ironizuar kryeministri Rama duke thënë se “Më mirë në autobusin e BE-së edhe pa ndenjëse është më sigurt se sa në aeroplanin e Rusisë”.
“Po sigurisht, kjo është arsyeja pse autobusi nuk mund të bëhet kurrë aeroplan… Gjithsesi më besoni, në statusin aktual të punëve të qëndrosh në autobusin e BE-së edhe pa ndenjëse është më e sigurt se të ulesh në një aeroplan rus, sepse udhëtimi mund të jetë shumë i ngadaltë dhe destinacioni ynë shumë larg, por një gjë është e sigurt si vdekja: Ky autobus nuk do të përplaset kurrë në BE”, është shprehur kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.
Yeah of course, that’s why the bus can never become a plane… Anyhow trust me, at the present status of affairs standing in the EU bus even without a seat is safer then sitting in a Russian plane, because the trip may be too slow and our destination too far, but one thing is sure…
— Edi Rama (@ediramaal) August 29, 2023