Zëvendësministri i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Avni Zogiani, ka reaguar ndaj deklaratës sëushtruesit të detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku i cili të martën tha se “më përpara do ta vriste kryeministrin Albin Kurti, sesa do ta lëshonte Kosovën”, përcjell InLajmi.
Ndërsa reagoi, Zogiani i kujtoi Klinakut se në Qeverisjen e Ramush Haradinajt organizata e tij kishte përfituar nga 20 milionëshi i rezervave të shtetit pa asnjë kriter, kurse tani nuk do të ketë përfitime pa kritere.
Për më tepër Zogiani është shprehur se meqë në qeverisjen Kurti nuk ka të tilla përfitime, Klinakut e disa të tjerëve thotë ai “i janë terru sytë”.
Postimi i plotë i tij:
20 milionë euro të rezervave financiare të shtetit qen shpërndarë pa kurrfarë kriteri nga Qeveria Haradinaj! Ndër të tjera aty pat marrur edhe organizata e Klinakut! Epo s’ka ma kështu, prandaj i janë terru sytë këtij dhe plotë të tjerëve si ky. /InLajmi/
