Ish kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, ka reaguarpasi presidentja e vendit, Vjosa Osmani, foli rreth deklaratave të Macron në lidhje me vizat, përcjell InLajmi.
Hoti tha se dialogun e zhvillojnë skutave, hoteleve të plazheve e në darka private.
Ai është lutur që Kosovën ta ruaj zoti se sipas tij zot shtëpie nuk ka momentalisht
Postimi i plotë i tij:
Këta demagogë heqin dorë nga dialogu për njohje reciproke, që kishte nisur në qeverinë paraprake në koordinim me aleatët, e që zhvillohej në Bruksel e Uashington.
Dialogun e zhvillojnë skutave, hoteleve të plazheve e në darka private. Arrijnë marrëveshje të përkohshme në villën e Titos në Ohër, ku marrin obligime për autonomi për serbët dhe zbatim të asociacionit, të cilin e kishin kundërshtuar dhunshëm, në këmbim të disa obligimeve gjysmake, abstrakte e të paverifikueshme që pala serbe duhet të përmbushë.
E tash ankohen e “kërcënojnë” aleatët pse ata po i kushtëzojnë proceset euro-integruese të Kosovës me respektim të kësaj marrëveshje.
Shtetin e Kosovës e ruajt Zoti, se zot shtëpie nuk ka momentalisht!/InLajmi/
