Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se të martën fillon shitja e biletave për ndeshjen Kosovë – Zvicër, në kuadër të kualifikimeve për EURO 2024, përcjell Inlajmi.
Kjo ndeshje zhvillohet më 9 shtator, në orën 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Sipas FFK-së, shitja e biletave do të nisë në orën 13:00, përmes platformës online.
Çmimet e biletave janë si në vijim: Veri dhe Jug 5 euro, Lindje 10 euro, Perëndim 20 euro dhe VIP 80 euro. Një person mund të blejë deri në katër bileta.
